Në prag të sezonit të ftohtë, kur konsumi i energjisë elektrike zakonisht rritet ndjeshëm, KESCO ka nisur një fushatë vetëdijësuese për kursimin e energjisë elektrike, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve për përdorim më efikas dhe më të qëndrueshëm të energjisë.
Në këtë periudhë të ftohtë, një nga faktorët kryesorë të rritjes së konsumit mbetet ngrohja me energji elektrike, prandaj kursimi bëhet më i rëndësishëm se kurrë.
Përmes postimeve dhe këshillave praktike nga ekspertët e kursimit, KESCO do të ofrojë udhëzime të thjeshta për uljen e konsumit, pa ndikuar në komoditetin e përditshëm të familjeve.
Disa nga rekomandimet përfshijnë:
1. Përdorimin racional të ngrohjes elektrike dhe përmirësimin e izolimit të hapësirave të banimit;
2. Shfrytëzimin e pajisjeve elektro-shtëpiake me efikasitet të lartë energjetik (klasa A+);
3. Shkëputjen e pajisjeve nga rrjeti kur nuk janë në përdorim;
4. Përdorimin e ndriçimit LED dhe menaxhimin më të mirë të ndriçimit në ambiente shtëpiake dhe zyrtare.
Përmes kësaj nisme, KESCO synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e kursimit të energjisë — jo vetëm për të ulur faturat, por edhe për të kontribuar në ruajtjen e qëndrueshmërisë energjetike të vendit.




