OSBE ka vlerësuar organizimin e suksesshëm të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke përgëzuar KQZ-në për profesionalizëm dhe përkushtim në forcimin e demokracisë.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka vlerësuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në organizimin e balotazhit të zgjedhjeve lokale.
Në një deklaratë publike, McGurk ka përgëzuar kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, për menaxhimin e suksesshëm të procesit zgjedhor të tetorit dhe të nëntorit.
Ai ka theksuar se përkushtimi dhe profesionalizmi i institucioneve zgjedhore kanë forcuar demokracinë në Kosovë.




