Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar edhe gjatë javës së kaluar me realizimin e aktiviteteve operative në terren. Në lokacione të ndryshme dhe në kuadër të aksioneve të ndara, ata kanë ekzekutuar gjithsej 160 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 61 për vepra penale, ndërsa të tjerat kanë qenë të ndërlidhura me kundërvajtje, seanca dhe verifikime të ndryshme.
“Vazhdojnë aktivitetet e zyrtarëve policorë të rajonit të Prishtinës. Në përputhje me urdhëresat përkatëse, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë publike.




