Ish-sulmuesi i Manchester United dhe i kombëtares së Anglisë, Wayne Rooney, ka deklaruar se kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, është “ndoshta transferimi më i mirë i sezonit”.
Sunderland ka shkëlqyer në rikthimin e tij në Premierligë dhe aktualisht renditet në vendin e katërt pas 11 ndeshjeve me 19 pikë, duke qenë në rrugën e duhur për të arritur objektivin kryesor, mbetjen në elitë.
Ish-mesfushori i Arsenalit, Xhaka, ka qenë një faktor kyç në fillimin e fortë të Sunderlandit falë përvojës dhe lidershipit të tij. Ai ka luajtur çdo minutë të të gjitha ndeshjeve në ligë, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asistime.
Xhaka iu bashkua Sunderlanit këtë verë nga Bayer Leverkusen me një çmim fillestar prej 13 milionë funtesh.




