Tajfuni “Fung-wong” ka goditur të hënën në veriperëndim të Filipineve, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu e duke lënë pa energji elektrike provinca të tëra teksa është raportuar për të paktën dy të vdekur dhe mbi 1.4 milion persona të zhvendosur.
Tajfuni është parashikuar që të shkojë në veriperëndim drejt Tajvanit.
“Fung-wong” ka goditur në veri të Filipineve ndërsa shteti është ende duke e marrë veten nga shkatërrimet që i solli tajfuni “Kalmaegi”, që la të paktën 224 të vdekur në provincat qendrore para se të godiste Vietnamin.
“Fung-wong” goditi brigjet e provincës verilindore Aurora të dielën mbrëma, shpejtësinë maksimale e arriti në 230 kilometra në orë dhe më pas vazhdoj drejt veriperëndimit.




