Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në fshatin Dollc të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Hetuesit e aksidenteve janë në vendin e ngjarjes për të sqaruar shkaqet e aksidentit – shtoi Gashi.




