Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paditur BBC-në me një padi prej një miliardë dollarësh, duke i dhënë afat deri të premten transmetuesit britanik që ti plotësojë kërkesat e tij.
Padia bazohet në akuzat për montim të fjalimit në një dokumentar të këtij transmetuesi, raportojnë avokatët e Trump në një letër të siguruar nga NBC news.
Në letrën drejtuar BBC-së, avokatët kërkojnë që të korrigjohet materiali i kontestuar dhe i japin transmetuesit britanik afat deri më 14 nëntor, në orën 17:00 EST, për të përmbushur kërkesat, në të kundërt, BBC do të përballet me një betejë ligjore, sipas Sky News.
Nga ana tjetër, BBC reagoi shkurt duke thënë se do ta shqyrtojnë letrën dhe do t’u përgjigjen në kohën e duhur.




