Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka ngritur shqetësimin e përhapjes së lajmeve të rreme të cilat në mase të madhe po sponsorizohen nga Rusia.
Ai ka bërë thirrje që“’Doppelganger mediat’ e krijuara për përhapje të lajmeve të rrejshme. Duken si të vërteta, por janë të krijuara për të mashtruar e manipuluar publikun dhe për të përhapur lajme të rrejshme.
Gjithë qëllimi sipas Ramadanit është të mos besohet tek institucione publike.
“Qëllimi kryesor i krijimit të tyre është konfuzioni, ndikimi politik në procese, rritja e mosbesimit publik në institucione. Verifikoni adresën e këtyre faqeve apo profileve, përmes URL”, ka shkruar Ramadani.





