Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të Partia Demokratike e Kosovës, ka ardhur reagimi i nënkryetarit të kësaj partie Bedri Hamza.
Hamza ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që Krasniqi ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së, në periudhat më të vështira.
Duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e sinqertë, Hamza shtoi se partia në këto momente po përballet me sfida të rëndësishme dhe ftoi të gjithë të qëndrojnë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë atyre sfidave.





