Nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë nga delegacioni shqiptar, sipas Christopher Hill ka rrëzuar pikëpamjet e Sllobodan Millosheviqit.
Ai tha gjatë dëshmisë së tij se Millosheviqi thoshte vazhdimisht që shqiptarët nuk mund të bëhen bashkë për asgjë.
Hill deklaroi se i është thënë Millosheviqit se e kishte gabim sepse arritën marrëveshjen dhe është radha e Sebrisë që të bëjë lëvizjen e saj.
Dëshmitari u shpreh se nuk i kujtohet se në këtë marrëveshje kanë qenë katër nënshkrime, por e di se tri prej tyre të kujt kanë qenë, një ka qenë nga ana e UÇK-së, një nga LDK-ja dhe një nga grupi i intelektualëve të pavarur siç e quanin ata veten.




