Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Uluta ş, priti në takim shefin e misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Kosovë, z. Agim Gashi, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Ata diskutuan tema me interes të ndërsjellë, përfshirë bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe ICRC-së në mbështetje të aktiviteteve humanitare dhe mirëqenien e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë.





