Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku është shqyrtuar dhe miratuar rekomandimi për themelimin e Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotime për Zgjedhjet e Raundit të Dytë për Kryetar Komune.
Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve njoftoi se është pranuar një raport nga kompania “Cetis”, ku janë konstatuar disa raste të fletëvotimeve me kode të gabuara, dhe se raporti do të shërbejë për hetimet e Prokurorisë dhe për përgjigjen ndaj PZAP-së. Është e rëndësishme që këtë raport komisioni ta trajtojë në përputhje me kutitë që gjenden të mbyllura për Mitrovicë dhe Gjakovë. Ata kanë dhënë edhe numrin e saktë që ka ndodhur gabimi, por na nevojitet ta vlerësojmë nga kutitë e votimeve.
Për komunat tjera duhet të shikojmë mostrat. Raporti nuk është për PZAP, por për ne, së dyti është për prokurorinë, për shkak se kjo çështje në mbrëmjen e së mërkurës është hapur në prokurori. Raporti duhet të jetë i detajuar për ne, për prokurorinë, por edhe PZAP. Sa për numrin e këtyre, nuk mundemi të konstatonim numrin pa hapur kutitë e votimit”, tha Radoniqi.




