Memli Krasniqi, pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të PDK-së, deklaroi se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk kanë ndikuar dhe nuk ndikojnë në vendimet dhe kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, këto janë vetëm disa mite që bëhen kryesisht nga kundërshtarët e tyre politikë.
Krasniqi shton se ata e njohin mirë njëri tjetrin pasi që ka qenë nënkryetar i të dyve dhe nuk beson dhe shpreson që ky vendim do t’i befasojë ata, madje është i bindur se kur do ta marrin vesh, ata e dinë që është vendim i duhur.




