Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik të avionit ushtarak në Turqi, ku humbën jetën 20 persona.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti i ka dërguar mesazhin e tij të ngushëllimit presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, qeverisë dhe qytetarëve turq.
Kryeministri në detyrë ka shprehur gjithashtu solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin turk në këtë moment zie.





