Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është surprizuar sërish mëngjesin e sotëm.
Luana ka publikuar një video në “Instagram Story” ku shfaqet duke u përgatitur për t’u nisur për në punë.
Ajo tregon se gjendej përballë një numri të madh buqetash me trendafila të kuq, të cilat ishin aq shumë sa ishte bërë e pamundur të kalonte nëpër koridorin e apartamentit ku banon.
Në videon e shpërndarë, ajo u drejtohet me shaka atyre që ia kishin dërguar, duke pyetur: “Si e keni menduar?” pasi buqetat kishin bllokuar korridorin dhe ajo nuk kishte ku të kalonte.
Si pasojë e kësaj situate komike, moderatorja u detyrua të thërriste në ndihmë shokun e saj dhe makeup artistin e njohur, Henri Gjatën.
Luana e kontakton atë duke i thënë se nuk mund të vinte në punë, derisa Henri Gjoka mbërrin dhe e ndihmon atë me situatën e krijuar nga dhuratat e shumta.
Ky moment, sa i këndshëm aq edhe misterioz, thekson dashurinë e madhe që ka Luana, duke lënë sërish pikëpyetje: Kush po e surprizon Luanën, janë ndjekësit e aposionuar pas saj, apo një person i veçantë për të?





