Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka reaguar pas deklaratave të aktores dhe ish-deputetes Adriana Matoshi.
Ai ka paralajmëruar padi për ofendime që, sipas tij, janë bërë në drejtim të familjes së tij.
Lushtaku tha se nuk do të lejojë që emri i babait të tij, Sami Lushtaku, të keqpërdoret publikisht.
“Do t’i marr të gjitha masat ligjore dhe do ta padis Adriana Matoshin për ofendimet ndaj babait tim, motrës dhe familjes Lushtaku. Po ashtu, do të shqyrtojmë me avokatin nëse ka bazë ligjore edhe për të paditur të gjithë ata që keqpërdorin emrin e babait tim,” tha ai në T7.
Sipas Lushtakut, reagimi i Matoshit nuk ka qenë i motivuar nga ndonjë arsye tjetër përveç tentativës për të devijuar vëmendjen nga “vjedhja e votave” në Mitrovicë.




