Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka paraljmësruar një padi ndaj anëtarit të LVV-së në KQZ, Alban Krasniqit.
Krejt kjo pas deklaratave të Krasniqit ku i kishte quajtur anëtarët e IDK-së dhe shoqërisë civile si zëdhënës të Sami Lushtakut.
Miftaraj ka thënë se këto raste do ti adresojnë përmes padisë që Krasniqi të rehabilitohet dhe të mos bëjë gabime në të ardhmen.
Poashtu Miftaraj thotë se nëse Krasniqi pretendon se këto dyshime janë të vertëta, atëherë duhet të adresohen përmes institucioneve dhe jo postimeve koti në facebook.
Ai e quan Krasniqin si abuzues me të drejtën e besimit publik.




