Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik të avionit ushtarak në Turqi, ku humbën jetën 20 persona.
Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Osmani ka dërguar ngushëllime presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Forcave të Armatosura Turke dhe popullit turk.
Presidentja ka përsëritur mbështetjen e Kosovës për aleatin turk, duke theksuar lidhjet miqësore ndërmjet dy vendeve.





