Klubi spanjoll Real Madrid ka marrur një vendim që ka shokuar shumë fansa të këtij ekipi.
Stadiumi i tyre ikonik Santiago Bernabeu ka ndërruar emrin dhe logon, duke bërë një ndryshim në historinë 70 vjeqare të stadiumit.
Sipas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, stadiumi tashmë do të quhet vetëm Bernabeu dhe me një logo të re që shpërfaq pamjen e re dhe futuristike të këtij stadiumi.
Ky imazh i ri i korporatës do të debutojë me ndeshjen e NFL-së, midis Washington Commanders dhe Miami Dolphins, e cila zhvillohet të dielen.





