Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se do të tërhiqet nga futbolli brenda një ose dy vitesh, duke bërë të ditur se Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu i tij i fundit.
Ylli portugez, i cili mban record për më së shumti gola të shënuar, pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe Topit të Artë, ka bërë debutimin e tij në vitin 2002 me Sportingun e Lisbonës dhe që nga atëherë ka një karrierë të jashtëzakonshme.
Aktualisht 40 vjeçar dhe me kontratë tek Al Nassr deri në vitin 2027, Ronaldo është ende në formë të mirë dhe synon të luajë edhe në Botërorin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Ronaldo është shprehur se ka dhënë gjithçka për futbollin gjatë njëzet e pesë viteve të karrierës.




