Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 që Shqipëria e zhvillon kundër Anglisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Shqipërisë.
Procesi i rezervimit të biletave u hap më 15 tetor, ndërsa janë shpërndarë përmes “një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme”.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë luhet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe federata i’u bën thirrje tifozëve që ta përkrahin me passion dhe krenari kombëtaren.





