Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se nesër në orën 11:15, para objektit të RTK-1, zhvillohet protesta e dytë me radhë lidhur me çështjen e mosmarrjes së pagave shkaku i buxhetit.
Në një njoftim për media, kjo sindikatë thotë se gjatë protestës së nesërme do t’i bëjë publik hapat e mëtejm përfshirë grevën e bojkotin e punës.
“Kjo është një thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët pa dallim sektori, pozite apo përvoje. Zëri ynë i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së”.“Gjatë protestës së nesërme do të bëhen publik hapat e mëtejmë, përfshirë nisjen e grevës dhe bojkotit të punës, nëse situata nuk ndryshon”.





