Një ushtar kosovar që ndihmon në stërvitjen e personelit të ushtrisë ukrainase është përballur me tre akuza për vepra seksuale, dy për përdhunim dhe një për sulm seksual, të cilat i ka mohuar.
Sulmi i pretenduar ka ndodhur pranë një shtegu këmbësor mes rrugës Prince of Wales dhe Riverside Retail Park rreth orës 23:30 më 17 shtator.
Hoxha është dërguar në paraburgim nga Gjykata e Kurorës në këtë qytet deri në fillimin e gjyqit më 7 prill, i cili pritet të zgjasë pesë ditë, raporton BBC.
Bali Hoxha është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, por është kontraktuar për të trajnuar ushtarë ukrainas në terrenin stërvitor të Ushtrisë Britanike pranë Thetfordit, në bazë të një kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes.




