Më datën 04 nëntor 2025, Sektori Rajonal i Hetimeve pranë DRP Prizren ka pranuar një rast të Vjedhjes së Rëndë, i cili ishte raportuar më 03 nëntor 2025 në Stacionin Policor Prizren.
Sipas deklarimeve të viktimave, nga banesa e tyre janë vjedhur:
• Stoli ari në vlerë rreth 15,000 €
• Para të gatshme rreth 3,000 €
• 7–8 çanta krahu femërore me marka të ndryshme në vlerë rreth 3,000 €, vlera e përgjithshme e dëmit të deklaruar është rreth 21,000 €.
Pas një pune intensive hetimore, më datën 12 nëntor 2025 janë realizuar dy bastisje në lokacione të ndryshme, në fshatin Doblibare (Komuna e Gjakovës) dhe në rrugën “William Walker” në Prizren.
Gjatë veprimeve hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari R.GJ., mashkull 38-vjeçar nga Doblibari i Gjakovës. I njëjti është shoqëruar në zyrat e Sektorit Rajonal të Hetimeve -DRP Prizren, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Gjatë intervistimit, pas ballafaqimit me prova, i dyshuari ka pranuar kryerjen e veprës penale të Vjedhjes së Rëndë më datën 31 tetor 2025. Me aktvendim të Prokurorit të çështjes, i dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë.
Hetimet janë në vazhdim dhe po bëhen përpjekje për sigurimin e provave shtesë.




