Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i është bashkuar protestës së Sindikatës të Punëtorëve të RTK [SPERTK], me kërkesën për pagesën e menjëhershme të pagave për 700 punonjësit e RTK-së.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha ka thënë se “Qeveria në detyrë e Kosovës duhet të veprojë me urgjencë për të alokuar buxhetin për Transmetuesin Publik, siç ka bërë në korrik”.
AGK-ja do të përkrahë çdo formë të protestës sindikale, duke përfshirë grevën e paralajmëruar për të hënën.




