Federata e Futbollit të Kosovës ka shpërndarë një video emocionuese të Kombëtares për dy sfidat e nëntorit.
Në këtë muaj, Dardanët do të përballen me Slloveninë dhe Zvicrën, dy lojë vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Kosova në grupin B të kualifikimeve gjendet në pozitën e dytë me 7 pikë, grupin e kryeson Zvicra me 10 pikë, Sllovenia në pozitën e tretë me 3 pikë dhe Suedia e fundit me 1 pikë.
Kosova me dy fitore do të arrinte pozitën e parë në grup për tu kualifikuar direkt në Kupën e Botës 2026, por duke marrur parasysh që kjo është paksa e vështirë sidomos ndaj Zvicrës, atëher një fitore ndaj Sllovenisë do ta blindonte pozitën e dytë që qon në “play-off”-et.




