Bedri Hamza ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.Ndër të tjera, në postimin ku bëri të ditur shpalljen e kandidaturës, Hamza thotë se PDK ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.
“Të dashur qytetarë, Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të PDK-së, Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së. Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend”.
“Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja”, ka shkruar ai.




