Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, i cili ishte i shoqëruar nga stafi i tij.
Sipas njoftimit të Policisë, në takim u diskutuan tema të ndryshme që prekin situatën e sigurisë në Kosovë. U konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve për të siguruar një ambient më të qetë dhe të sigurt për qytetarët. Gjithashtu, u fol për aktivitetet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, të cilat ndikojnë në përmirësimin e sigurisë në të gjithë vendin, përfshirë veriun.
Të dy palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, mirëbesimit dhe aktiviteteve të përbashkëta për rritjen e nivelit të sigurisë së përgjithshme.





