Michael Durkee gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka pasur autoritetin dhe kompetencën për ta ndaluar dhunën e cila u zhvillua në verën e viti 1999.
Ai tha se këtë e bazon për faktin se kur UÇK-ja e mori përsipër demilitarizimin, po bëhej përpjekje që të realizohej kjo, por kjo e bëri të kuptojë se e gjitha bazohej në nivele lokale dhe nuk kishte asnjë strukturë komanduese që Thaçi mund të përdorte për të ndaluar dhunën.
Durkee tha se ata kishin përshtypje se në Kosovë nuk kishte një strukturë të konsoliduar të komandës që të jepnin urdhra që të mos kryheshin veprime të caktuara në terren, sikurse është zakonisht në ushtritë perëndimore.
Ai pohoi se Thaçi ka bërë një fjalim më 1999-ën duke bërë thirrje që të ndalohej dhuna.




