Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit gjatë ditës së sotme ka realizuar një operacion policor të suksesshëm, që ndërlidhet me personin B. C., mashkull, 52 vjeç, i arrestuar me datën 02.11.2025, për dyshimin e kryerjes së 8 rasteve të vjedhjeve të rënda.
Në koordinim me prokurorin e Shtetit, hetuesit kanë kryer kontroll në një lokacion në Prishtinë, me dyshimin e bazuar se personi i dyshuar kishte fshehur sendet që dyshohet se i kishte vjedhur.
Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe janë sekuestruar 7 telefona, 11 orë dore, stoli dhe pajisje të tjera të punës dhe teknologjike. Pas përfundimit të procedurave ligjore, sendet e sekuestruara do t’iu kthehen pronarëve të ligjshëm, thuhet në njoftim.




