Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Uluta ş, mirëpriti Chargé d’Afairs a.i. të Mbretërisë së Holandës, Shkëlqesinë e saj Désirée Bonis, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Takimi i ofroi një mundësi të vlefshme Komandantit për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
COM KFOR-i gjithashtu shprehu mirënjohje për kontributet e qëndrueshme dhe të çmuara të Holandës në KFOR-in.




