Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka nisur sot punën një Komision i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të vlerësojë fletëvotimet e zgjedhjeve të raundit të dytë në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë.
Këtë e ka konfirmaur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se ky komision do të përgatis një raport dhe të njëjtin ta dorëzojë jo më vonë se 14 nëntor.
Sipas tij, komisioni do të jetë në funksion edhe të përgjigjes së kërkuar nga PZAP rreth votimit të balotazhit.




