Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ngucat, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se në kuadër të përkushtimit për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, të emblemës së lirisë dhe të kontributit të etërve themelues të Republikës së Kosovës, OVL-UÇK fton të interesuarit të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në Strasburg.
OVL-UÇK më tejë ka njoftuar se të gjithë pjesëmarrësit e interesuar mund të gjejnë më poshtë adresën e saktë të vendit ku do të zhvillohet protesta.
Postimi i plotë:
Bashkë, të gjithë për luftën tonë të drejtë, për emblemën e lirisë, për etërit themelues të lirisë e Republikës, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!
Të nderuar pjesëmarrës, për të gjithë ju që planifikoni të vini në protestën tonë në Strasburg, më poshtë gjeni adresën e saktë të vendit ku do të protestojmë.





