Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në konferencën e LDK-së për media, i është përgjigjur Ministrit në detyrë të Financave Hekuran Muratit, në lidhje me çështjen e buxhetit dhe punëtorëve të RTK-së.
Ai ka thënë se deklarimet e Kryeparlamentarit dhe Ministrit janë një propagandë sepse nuk ka shumicë parlamentare, rrjedhimisht nuk ka as pozitë e as opozitë që të formohen komisionet parlamentare.
Ndërsa sa i përket punëtorëve të RTK-së, sipas Rukiqit mund të ndahet buxheti sepse nëse Qeveria në detyrë ka shpërndarë nga 100 euro pa asnjë bazë ligjore, atëherë mund ta përdorë të njëjtën praktikë edhe për punëtorët e RTK-së.
Ai bën thirrje që vendi të shkon në zgjedhje sa më shpejtë, në mënyrë që të formohet Kuvendi dhe Qeveria që mund të merr vendime fuqiplota dhe meritore për situatat që janë emergjente.




