Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën vonë një paketë financimi për të rihapur qeverinë federale , duke i dhënë fund zyrtarisht mbylljes më të gjatë në histori.
Miratimi përfundimtar erdhi disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi 222 pro dhe 209 kundër për të miratuar një marrëveshje të arritur midis republikanëve dhe demokratëve të qendrës në Senat, e cila e mban qeverinë në funksion deri në janar dhe siguron që disa agjenci kyçe do të financohen për pjesën e mbetur të vitit fiskal 2026.
Marrëveshja, e cila i dha fund një ngërçi rekord 43-ditor në Kongres, do të përmbysë gjithashtu shkurtimet masive të vendeve të punës në nivel federal të kryera nga Trump gjatë mbylljes së qeverisë.




