Nga 14 deri më 16 nëntor, ekipi i xhudistëve të Kosovës do të merr pjesë në Grand Prix Zagreb 2025 në disa diciplina.
Ekipi do të përbëhet nga 6 xhudistë: Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Dardan Cena, Anes Veseli dhe Shpati Zekaj, të udhëhequr nga trajneri Fatos Tabaku.
Grand Prix Zagreb është një garë prestigjioze e xhudos, që mbledhë 370 garues nga 48 shtete dhe 5 kontinente.




