Sulmuesi i Manchester United dhe Sllovenisë, Benjamin Sesko, pritet të mungojë për disa javë pas dëmtimit në gju.
Sesko ka hasur vështirësi për tu përshtatur në United që prej transferimit nga RB Leipzig verën e kaluar për 86 milionë euro.
Situata më tej u përkeqësua pas lënidmit të tij gjatë lojës kundër Tottenham, pak para pauzës ndërkombëtare.
Ky dëmtim do ta detyrojë Seskon të mungojë jo vetëm në lojët me kombëtaren e tij, por edhe në disa lojë të United pas kthimit nga pauza ndërkombëtare.
Pavarësisht formës së luhatshme të tij, mungesa e Seskos është një goditje e madhe për trajnerin Ruben Amorim, i cili ka në dispozicion vetëm Joshua Zirkzeen si sulmues të mirëfilltë.




