Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, bashkë me anëtarin e kësaj partie Berat Rukiqi, kanë shpalosur dëmin që është shkaktuar në rastin e rezervave shtetërore e për të cilin tashmë Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministres tash në detyrë, Rozeta Hajdari.
Zogaj duke iu referuar aktakuzës, nënvizon dëmin që është shkaktuar prej rreth 3 milionë euro, e pa cka tha se kjo nuk është thjesht një rast administrativ por e prekë edhe sigurinë kombëtare.
Ai më tej foli për shkeljen tjetër duke thënë se “Shkelja e dytë e madhe” ka të bëj me favorizim të kompanive, me çmime të fryra, por edhe me procedurë tërësisht të mbyllur, që njihet si procedurë me negocim, e që është në kundërshtim me ligjin e prokurimit.
Zogaj gjithashtu kritikon Hajdarin se të gjitha dokumentet zyrtare në këtë rast janë shpërndarë nëpërmjet rrejtit social Whatsapp, duke cenuar fshehtësinë zyrtare.




