Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore janar- tetor lidhur me referimin e rasteve të ndërmjetësimit, krahas vitit të kaluar me të njëjtën periudhë kohore, këtë vit janë referuar për ndërmjetësim 35% raste me shumë.
Gjatë periudhës kohore janar- tetor të vitit 2024, janë referuar për ndërmjetësim gjithsej 262 raste, kurse, gjatë vitit 2025, përkatësisht periudhës kohore janar- tetor janë referuar gjithsej 356 raste, ose 35% me shumë se vitin paraprak.
Raste të përfunduara përmes ndërmjetësimit gjatë 10 muajve të vitit 2025, janë gjithsej 257 raste, kurse në të njëjtën periudhë kohore të vitit 2024, kanë qenë të përfunduara 160 raste, ose 60 % me shumë gjatë këtij viti.
Prokuroria Themelore e Pejës mbetet e përkushtuar që t’ju jap prioritet rasteve të ndërmjetësimit me qellim të efikasitetit të procedimit të lëndëve dhe ekonomizimit të tyre si procedura alternative.




