Stokholmi u trondit këtë të premte nga një aksident i rëndë në një zonë e frekuentuar për baret dhe restorantet e saj.
Një autobus me dy kate, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë funksionit dhe pa pasagjerë, u përplas me forcë mbi stacionin e autobusëve gjatë orës së pikut, duke lënë pas tre viktima dhe disa të plagosur.
Sipas autoriteteve suedeze, shoferi i mjetit, i cili ishte i vetëm në autobus, dyshohet se ka pësuar humbje të vetëdijes për shkak të ndonjë sëmundjeje dhe ka humbur kontrollin e autobusit.




