Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në një reagim në profilin e tij zyrtar ka thënë se dëshmia e ish-ambasadorit Christopher Hill në Gjykatë Speciale ka dëshmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së.
Ai ka thënë se edhe Hill ka konfirmuar se vetëm Sllobodan Millosheviq kishte deklaruar se UÇK është kriminale dhe askush tjetër.
Ahmeti ka shtuar se një deklaratë e tillë e Hill vërteton se krerët e UÇK-së po gjykohen me akuzë të sajuar nga Beogradi e të porositur nga Moska.
Sipas tij, pas dëshmisë së Wesley Clark, do të mbetet vetëm lirimi i Hashim Thaçit dhe të tjerëve.





