Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti, mbrëmë morën pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada belge me rastin e Ditës së Mbretit.
Basha u shpreh se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e sinqertë dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për të ardhmen evropiane.
Ai shton se populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e madhe të Belgjikës gjatë viteve të vështira të 80-ta dhe 90-ta, miqësi kjo që vetëm është forcuar me kalimin e kohës.
Basha u shpreh mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës në rrugën europiane të Kosovës.




