Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar një vizitë në një kolegj në Kosovë, ku në fjalimin e tij u përqendrua kryesisht tek procesi gjyqësor në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.
Ai fillimisht u shpreh tejet kritik për mënyrën se si e kishte shkruar raportin për trafikim organesh ish-senatori zviceran, Dick Marty dhe se si ishte mbështetur, duke thënë se kishte pasur shumë polemika me zyrtarë tjerë europianë.
Sipas Bosch, UNMIK dhe EULEX kishin pasur mandat për hetimin e krimeve të luftës, andaj pse ka pasur nevojë për një Gjykatë tjetër dhe nëse ky proces zhvillohet i drejtë, atëherë ata do të dalin të pafajshëm.




