Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konferencës së sotme të ministres Rozeta Hajdari, duke i quajtur si skandaloze akuzat e ministres ndaj Prokurorisë se “po ndiqet politikisht”.
Ajo ka thënë se ministrja në fjalë s’ka asnjë peshë politike dhe asnjë kontribut për t’u ndjekur politikisht dhe se aktakuza është për milionat që Prokuroria Speciale e ngarkon në aktakuzë.
Çitaku ka thënë se sot në vend se të përballet me drejtësinë, Hajdari vendos ta sulmojë Prokurorin që po e bën punën e tij, e implikon AKI-në dhe e mbron atë që ka dhënë urdhëra.
Ajo i’a përkujton Hajdarit se askush nuk është mbi ligjin, as ata që abuzuan dhe as ata që i urdhëruan.





