Ekipi i Policisë së Kosovës në futboll, ka siguruar titullin e kampionit në kuadër të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës (FSPK), duke përmbyllur kampionatin me bilanc të jashtëzakonshëm pa asnjë humbje.
Me angazhim, disiplinë dhe përkushtim të lartë, pjesëtarët e ekipit kanë dëshmuar jo vetëm aftësi të shkëlqyera sportive, por edhe vlera të larta institucionale, duke e përfaqësuar me dinjitet Policinë e Kosovës në këtë garë të rëndësishme sportive.
Policia e Kosovës edhe përmes sportit, vazhdon të promovojë vlera të bashkëpunimit, respektit dhe solidaritetit.




