Ministrja në detyrë e MINT-it, Rozeta Hajdari, ka thënë se është krenare dhe e lumtur për punën që ka bërë, duke thënë se aktakuza ndaj saj për rastin e rezervave shtetërore, ku dëmi është rreth 3 milionë euro, ka të pavërteta dhe pretendime të pasakta.
Kur u pyet për dorëheqje, ajo tha se nuk do të jep dorëheqje asnjëherë dhe se është krenare dhe më se e lumtur për punën që ka bërë për të mirën e popullit dhe Kosovës.




