Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duhet ta shqyrtojë me përgjegjësi mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar që të shmangen zgjedhjet e parakohshme.
Ai ka vlerësuar se dalja e Glauk Konjufcës si kandidat për kryeministër ka ndryshuar llogaritë politike në vend dhe se kjo situatë kërkon një qasje serioze, të matur dhe larg interesave të ngushta partiake.
Krasniqi thotë se sot kërkohet mençuri e jo retorikë boshe dhe se Kosova ka nevojë për drejtim të qartë, dhe kjo është koha kur burrat e shtetit duhen parë në vepër.





