Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, me një psotim në Facebook ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën paqësore që do të mbahet më 16 nëntor në Strasburg.
Ai tha se aty ku ka nisur procesi që ka rënduar padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi dhe dinjitet.
Krasniqi ftoi qytetarët, miqtë e Kosovës dhe mërgatën që t’i bashkohen kësaj thirrjeje për “të vërtetën, respektimin e historisë dhe lirinë e çlirimtarëve”.





