Juristja e medias, Flutura Kusari, ka vën barrën e përgjegjësisë mbi Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, çështjen e ndarjes së buxhetit për pagat e punëtorëve të RTK-së.
Sipas saj, kjo gjë po bëhet vetëm për inate politike meqenëse Kurti nuk pati mundësinë ta bëjë të gjithë RTK-në të nënshtrohet ndaj pushtetit të tij.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Kusari thotë se Qeveria në detyrë po tenton ta përdor RTK si mjet politik për ta bindur opozitën për të votuar komisionet, por që këtu thekson se zgjidhja e buxhetit për RTK-në përmes opozitës është vec një propagandë e LVV-së.
Ajo ka theksuar që opozita nuk ia ka për borxh Lëvizjes Vetëvendosje t’ia sigurojë votat as për Qeverinë, as për Kuvendin e as për buxhetet, me ç’rast thekson se Kurti duhet të marrë po të njëjtin vendim sikurse të muajit gusht përmes së cilit ishin ekzekutuar pagat për punëtorët e RTK-së.
Kusari ka thënë se askush nuk mund ta përdor RTK-në për ta detyruar opozitën që të formojnë komisione dhe i ka bërë thirrje Kurtit që të bëj një zgjidhje për punëtorët e RTK-së.




