Të hënën pritet të mbahet Konventa e jashtëzakonshme e Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet të zgjedhet udhëheqësi i ri i kësaj partie.
Për këto zhvillime ka shkruar edhe Ramiz Lladrovci, i cili u rizgjodh kryetar i Komunës së Drenasit, ku garoi me listën e tij dhe jo me PDK-në, pasi që ata vendosën një kandidat tjetër.
Lladrovci në Facebook ka shkruar se do ti përcjellë me interesim zhvillimet në PDK të hënën, duke e pritur përgjigjen se cila është rruga e partisë që e quan ai ”e heronjëve tanë të luftës dhe të paqes”.
Ai shkruan se pret që kryetari i ri i kësaj partie të ketë platdormën dhe deklaratën politike që të jetë e aftë ta largojë qeverinë aktuale nga degradimi i mëtejmë i shtetit.
Lladrovci thotë se PDK është vetë liria dhe shteti i Kosovës.





